Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ku qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët nisën marshimet nëpër rrugët e kryeqytetit. Ata fillimisht nisën grumbullimin në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.
Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ku qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët nisën marshimet nëpër rrugët e kryeqytetit. Ata fillimisht nisën grumbullimin në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.
Në protestën që po zhvillohet prej dy javësh në Tiranë, një grup i drejtuar nga Pëllumb Pilinçi është shfaqur në shesh me pajisje zanore dhe duke shpërndarë flamuj shqiptarë dhe amerikanë. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Elda Menga, protestuesit e tjerë që janë mbledhur ...
Marshimi masiv i lëvizjes qytetare që nisi nga bulevardi dhe kaloi përpara Parlamentit, ka zhvendosur tashmë “oqeanin” e njerëzve drejt një tjetër pike kyçe të kryeqytetit. Mijëra protestues janë grumbulluar masivisht në kryqëzimin e njohur si “Brryli” në Tiranë, duke paralizuar ...
Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve, të cilët gjenden të ulur nëpër kafë të t’i bashkohen tubimit të tyre. Nën thirrjet “Çohuni nga kafja” dhe “Bashkohuni me ne”, ato po vijojnë marshimin e tyre kilometrik.
Vijon prej gati një ore marshimi i qytetarëve nëpër rrugët e Tiranës. Protestuesit aktualisht po marshojnë në “Rrugën e Elbasanit”. Numri i lartë i protestuesve ka sjellë që fillimi e turmës të jetë në “Rrugën e Elbasanit” ndërsa fundi ndodhet pranë Bashkisë së Tiranës.
Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre përmes rrugës Bardhyl, drejt Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT). Me flamuj në duar e simbole kombëtare, ata kërkojnë largimin e qeverisë dhe anulimin e investimit në Zvërnec të Vlorës.