Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së VLEN-it, Adnan Azizi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas deklaratave të këtij të fundit në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Tiranë.
Partia Socialiste e Shqipërisë festoi sot 35-vjetorin e saj që nga themelimi në vitin 1991. Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se në protestën në kryeqytet ka pasur edhe persona nga Kosova apo Tetova, që sipas tij njësoj si opozita kanë hedhur gurë në bulevard dhe kanë ...