Pas disa vitesh në kërkim është vënë në pranga Moisi Habilaj. Sipas burimeve policore, Moisi Habilaj është arrestuar mbrëmjen e sotme në Borsh gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit.
Moisi Habilaj është një nga emrat më të njohur të dosjeve të trafikut ndërkombëtar të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë. Ai është shpallur fajtor për trafikim narkotikësh në katër episode të ndryshme gjatë periudhës 2013-2017, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar ...
Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg në mungesë për trafikim droge, është arrestuar mbrëmjen e sotme. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se ai u arrestua në një lokal në Borsh, nga forcat operacionale.